Mesazhi i Mourinho-s: Vinicius? Për mua e paprekshme është vetëm stema e Real Madrid

UEFA Champions League | 38 minuta më parë

“Për mua asnjë lojtar nuk është i paprekshëm”, – ka theksuar trajneri Jose Mourinho në prag të ndeshjes së Champions League kundër Lajpcig. Portugezi në këtë mënyrë ka dhënë një mesazh të qartë për dhomën e zhveshjes.

Trajneri i Real Madrid, i ngacmuar për momentin negativ që po kalon braziliani Vinicius Junior – i skualifikuar në La Liga, ku është zëvendësuar nga Yan Diomandé, – u përgjigj: “Këtu e paprekshme është vetëm stema. Asnjë lojtar nuk është i paprekshëm. Nuk është çështje statusi, shiriti kapiteni në krah apo shifre të zhpenzuar për ta blerë. Ajo që e bën një lojtar të paprekshëm është rendimenti në fushë”.

Trajneri potugez ka konfirmuar se Vinicius do të jetë titullar në Champions, pa specifikuar, nëse do të marrë vedin e Diomandé apo jo: “Nuk mund t’i hap kartat. Vinicius është një anësor i majtë. Ndoshta mund ta aktivizoj në role të tjera, por ai është pozicioni natyral. Diomandé nuk duhet ta dijë para kohe, nëse do të luajë apo jo”.

“Special One” pranoi se skuadrës së tij i mungojnë “shumë gjëra” për të arritur nivelin që ai do të donte. Mourinho saktësoi se nuk është “nga ata trajnerë kokëfortë, që janë gati të vdesin për idetë e tyre”.

Pak ditë para një “Clásico” vendimtar në La Liga kundër Barcellona-s (25 tetor) Reali ka mundësinë t’i afrohet fazës me eliminim kualifikim direkt të Champions League, nëse merr fitoren e tretë radhazi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme