Ministri Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Politikë | 7 muaj më parë

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me Zëvendëskryetarin e Parë, z. Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, znj. Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Hoxha njoftoi në rrjetin social X se “në takime u zhvilluan diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë“.

Me anëtarët e Senatit u  rikonfirmua angazhimi i  përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare“, shkroi Hoxha.

Postimi i Ministrit Ferit Hoxha, në X:

Kënaqësi e veçantë të vizitoj Senatin e Spanjës dhe të takohem me Zëvendëskryetarin e Parë, z. Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, znj. Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Zhvilluam diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë, duke rikonfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme