Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Shërbimi i Kardiologjisë shpëtoi mijëra jetë me ndërhyrjet jetike

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur rezultatet e arritura nga Shërbimi i Kardiologjisë gjatë vitit të kaluar, duke theksuar se mijëra jetë janë shpëtuar falë ndërhyrjeve jetike të kryera nga ekipi mjekësor.
Sipas njoftimit, janë realizuar 599 implantime aparaturash kardiake (pacemaker, CRT-D, CRT-P, defibrilatorë intrakardiakë të implantueshëm). Po ashtu janë kryer 143 angioplastika të planifikuara me stent dhe 2,941 procedura PCI dhe koronarografi, nga të cilat 1,366 kanë qenë urgjenca, ndërhyrje të kryera në momentet më kritike për jetën e pacientëve.
Në njoftim shprehet një falënderim i veçantë për Dr. Alban Dibra, për drejtimin me profesionalizëm dhe përkushtim të ekipit, si dhe mirënjohje për çdo mjek, infermier dhe profesionist shëndetësor që punon në vijën e parë të kujdesit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




