Ministria e Shëndetësisë: Tre fëmijët në Durrës nën kujdes mjekësor dhe social

Aktualitet | 9 muaj më parë

Pas sinjalizimit të bërë nga media gjatë ditës së sotme lidhur me braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar menjëherë përmes strukturave përgjegjëse.

Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe garantimin e sigurisë së të miturve.

Fëmijët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po qëndrojnë nën kujdesin e stafit mjekësor, të shoqëruar edhe nga nëna. Ata janë pajisur me ushqimin dhe veshmbathjen e nevojshme, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.

Ministria bën me dije se në vijim do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, i cili do të shqyrtojë rastin dhe do të vendosë masat e mëtejshme për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme