Ministria e Turizmit dhe Mjedisit harton projektvendim të ri për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme në Shqipëri

Shëndet | 1 vit më parë

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar një projektvendim të ri që synon përditësimin e rregullave për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme në Shqipëri. Qëllimi kryesor është harmonizimi i legjislacionit tonë me standardet e Bashkimit Evropian, duke përmirësuar kështu mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit.

Projektvendimi parashikon ndryshime në Vendimin e Këshillit të Ministrave, duke u vlerwsuar “të domosdoshme” pasi Rregullorja e BE-së, mbi të cilën bazohet legjislacioni ynë, ka pësuar ndryshime të vazhdueshme.

Përditësimi përfshin shtimin, heqjen ose modifikimin e masave kufizuese për kimikate të caktuara, në përputhje me zhvillimet më të fundit, shkruan rtsh.al.

Për të lejuar subjektet e interesuara të përgatiten, projektvendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, por efektet e tij do të nisin më 1 Janar 2026. Përgjegjësinë për zbatimin e tij e kanë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Ky projektvendim, i hartuar në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze të Kimikateve (KEMI), është publikuar për konsultim në faqen zyrtare konsultimipublik.gov.al, duke treguar një angazhim ndaj transparencës dhe përfshirjes së palëve të interesit. Miratimi i tij nuk pritet të sjellë kosto financiare shtesë për buxhetin e shtetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme