Ministrja e Jashtme dënon sulmin në Riad: Akte të tilla shtojnë rrezikun e destabilizimit

Botë | 8 muaj më parë

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar sulmin iranian ndaj ambasadës së SHBA në Riad të Arabisë Saudite, duke theksuar se akte të tilla janë të papranueshme si edhe në shkelje të së drejtës ndërkomëtare e parimeve themelore.

Ministria thekson se sulme të tilla shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm, ndërsa shton se Shqipëria qëndron krah SHBA, duke shtuar rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për sigurinë e aleatëve.

“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për sigurinë e aleatëve tanë dhe për mbrojtjen e personelit diplomatik. Siguria e partnerëve tanë dhe ruajtja e stabilitetit rajonal janë të panegociueshme.”, thuhet në reagimin e ministrisë në X.

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad. Akte të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve themelore që mbrojnë misionet diplomatike dhe personelin e tyre në mbarë botën.

Sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në një rajon tashmë të brishtë.

Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për sigurinë e aleatëve tanë dhe për mbrojtjen e personelit diplomatik. Siguria e partnerëve tanë dhe ruajtja e stabilitetit rajonal janë të panegociueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme