Ministrja e Shëndetësisë, Spahiu, viziton Traumën, dënon dhunën ndaj policisë, 9 efektivë marrin trajtim, një prej tyre me dëmtime të rënda

Aktualitet | 37 minuta më parë

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ndodhet pranë Spitalit Universitar të Traumës për të ndjekur nga afër gjendjen e punonjësve të policisë të dëmtuar gjatë protestës. Sipas saj, vetëm brenda një gjysmë ore në spital kanë mbërritur gjashtë efektivë të tjerë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në nëntë persona në urgjencë.

“Në Spitalin Universitar të Traumës, ku për 30 minuta kanë mbërritur 6 efektivë policie të lënduar, duke çuar në 9 numrin e tyre në urgjencë.”, shkruan Spahiu.

Gjatë vizitës, ministrja bëri të ditur gjendjen shëndetësore të një prej efektivëve me dëmtime më të rënda, ndërsa e cilësoi dhunën ndaj forcave të rendit si të patolerueshme dhe me pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë fizike të tyre.

“Një prej tyre, L.D 31 vjeç ka dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë. Dhuna ndaj efektivëve të policisë është e patolerueshme dhe rrezikon seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre.”, deklaron Spahiu.

Në përmbyllje të reagimit të saj, Spahiu shprehu mbështetjen dhe vlerësimin për ekipin mjekësor, infermierët dhe të gjithë stafin sanitar që po merren me trajtimin dhe ndihmën mjekësore për secilin nga personat e lënduar.

“Mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin shëndetësor, që po kujdesen me profesionalizëm dhe përkushtim për çdo person të lënduar.”, mbyll postimin Spahiu.

  •  /rtsh.al/

     

     


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme