Ministrja e Shëndetësisë viziton Spitalin e Sarandës: Janë trajtuar rreth 9,000 pacientë, përfshirë 714 turistë të huaj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e Sarandës për të parë nga afër punën e stafit mjekësor gjatë sezonit turistik, një periudhë ku numri i pacientëve rritet ndjeshëm.
Gjatë vizitës, ministrja theksoi se popullsia e Sarandës në verë “3-4 fishohet nga mijëra pushues,” duke çuar në një fluks të shtuar në shërbimin shëndetësor. Koçiu raportoi se vetëm nga qershori deri në mes të gushtit, në spital janë trajtuar rreth 9,000 pacientë, përfshirë 714 turistë të huaj.
Sipas ministres, urgjenca e spitalit pret deri në 200 raste çdo ditë. Ajo vlerësoi lart përkushtimin e stafit, duke u shprehur: “Falë stafit të përkushtuar dhe strukturave të angazhuara, garantojmë që çdo qytetar dhe vizitor të marrë ndihmën, në kohë dhe me profesionalizëm.”
Koçiu falënderoi ekipin mjekësor dhe theksoi se angazhimi i tyre, bashkë me mbështetjen e qendrave shëndetësore verore, ka siguruar shërbime të pandërprera dhe cilësore për të gjithë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




