Ministrja Sala: Shëndetësia mbi 1 miliard euro për 2026, do bëhet dhe rikonstruksioni i 100 Qendrave Shëndetësore në të gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka bërë me dije se përmes projekt-buxhetit 2026, me mbi 1 miliard euro të dedikuara për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, parashikohet edhe rikonstruksioni i 100 Qendrave Shëndetësore në të gjithë vendin, në funksion të përmirësimit të shërbimit për komunitetin.
“Qendra Shëndetësore në Maliq është bërë një model i kujdesit mjekësor modern dhe të integruar, ku së fundmi është shtuar edhe shërbimi i depistimit të shikimit për fëmijët”, tha ministrja.
Në dy muajt e fundit, në të gjithë NJVKSH Korçë janë kryer 1,000 depistime të shikimit për fëmijët, me qëllim zbulimin dhe parandalimin e hershëm të problemeve të syve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




