Moti i keq në Shkodër- Nivelet e lumenjve nën kuotën kritike, rreth 525 ha tokë bujqësore nën ujë

Bashkia Shkodër ka raportuar mbi gjendjen hidrologjike në territorin e saj, duke theksuar se situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Nivelet e ujit janë nën kuotat kritike dhe nuk ka banesa me prezencë uji në brendësi të tyre.
Sipas të dhënave, sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 525 hektarë, ku rreth 110 ha në Njësinë Administrative Dajç, 265 ha në Nj.A. Velipojë dhe 150 ha në Nj.A. Ana e Malit.
Në Obot, uji është prezent në afërsi të oborreve, pa depërtuar në banesa, ndërsa qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë.
Hidrovoret po punojnë në kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje, duke mbajtur nivelet e ujit në kuota të sigurta. Furnizimi me energji elektrike është normal, ndërsa argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesat e Digës së Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika apo rrezik për përmbytje.
Nivelet e lumenjve
Situata e lumenjve mbetet e kontrolluar:
Në Dajç, niveli i Bunës është 6.58 m.
Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.50 m, rreth 1 metër nën kuotën kritike prej 9.50 m.
Në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 8.20 m, rreth 1.80 m nën kuotën kritike prej 10.00 m.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




