MotoGP: Martin rrëzohet, Marc Marquez fiton garën Sprint dhe merr kreun

Moto GP | 47 minuta më parë

Një sukses i madh për Marc Marquez në Kampionatin Botëror të MotoGP: kampioni i botës dominoi Garën Sprint në Phillip Island, Australi, duke siguruar fitoren përpara pilotit tjetër të Ducatit, Alex Marquez.

Marc pati një duel me Jorge Martin gjatë gjysmës së parë të garës, por rivali i tij direkt për titullin u rrëzua gjashtë xhiro para fundit; duke pësuar një frakturë të dhimbshme në krah, ai u largua me barelë dhe nuk do të marrë pjesë në garën kryesore (Për të, fundjava në Australi ka përfunduar tashmë; një goditje e rëndë për sa i përket Kampionatit Botëror).

Fabio Di Giannantonio, i cili garon për ekipin VR46 Ducati, plotësoi podiumin, duke lënë pas Marco Bezzeçhin, i cili arriti të rikuperonte pozicione për ta mbyllur garën në vendin e katërt.

Gara Sprint në Phillip Island mund të rezultojë si pika vendimtare e kthesës për Kampionatin Botëror MotoGP 2026: Marc Marquez dominon dhe rikthehet në krye të renditjes, me 10 pikë avantazh ndaj Jorge Martin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme