MSHMS për gjendjen e të lënduarve në protestë: Efektivi nga Shkodra në monitorim intensiv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar një bilanc zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, bazuar në të dhënat e regjistruara deri në orën 16:15.
Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 14 persona, mes të cilëve 8 efektivë të Policisë së Shtetit, 4 protestues dhe 2 të mitur. Aktualisht, në këtë spital vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 efektivë policie, dy prej të cilëve janë në gjendje të mirë, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet nën monitorim intensive, si dhe 4 protestues, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar. Për sa i përket të miturve, njëri prej tyre është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mbështetje nga ekipi i psikologëve.
“Në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur gjithsej 14 persona të lënduar, nga të cilët 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur. Një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Po ashtu, vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej të miturve është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. me praninë e psikologut. Ai është larguar jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi.“, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ndërkohë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) është paraqitur vetëm një efektiv policie, i cili është larguar nga ambientet spitalore pas marrjes së mjekimit dhe rekomandimit përkatës nga mjekët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



