Myrto Uzuni krenohet me arritjet tek Austin në SHBA: Ka momente që të bëjnë të ndalesh

Kombëtarja | 45 minuta më parë

Myrto Uzuni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është protagonist absolut në SHBA me Austin FC, ku u transferua në vitin 2025. Ai ka ndihmuar skuadrën me golat e tij, ndërkohë që ka fituar edhe një trofe individual, atë të golashënuesit më të mirë të Leagues Cup.

Për herë të parë në histori këtë trofe e ka fituar një lojtar i Austin FC, ndaj dhe futbollisti beratas ka arsye për t’u krenuar. Uzuni ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh kënaqësinë për këtë arritje dhe gjithashtu falënderon shokët e ekipit dhe tifozët për ndihmën që i japin. Sulmuesi shënoi 4 gola në turneun në fjalë.

Postimi i Myrto Uzunit  

“Ka momente që të bëjnë të ndalesh dhe të vlerësosh rrugëtimin që ke bërë. Të mbash këtë trofe në duar është një prej tyre. Jam krenar që bëhem golashënuesi i parë në historinë e Austin FC në “Leagues Cup”, duke garuar përkrah emrave më të mëdhenj të futbollit.

Faleminderit shokëve të mi të skuadrës, që ndihmuan për ta bërë të mundur këtë moment, si dhe tifozëve tanë, të cilët bëjnë që çdo gol të ketë një vlerë edhe më të madhe. Historia u shkrua”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme