“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Aktualitet | 43 minuta më parë

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit që kanosi një shtetas me rezidencë në Itali për t’I kthyer borxhin, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Sipas bluve të Fierit, këta dy persona, rezultojnë me precedent të mëparshëm penalë. Policia bën me dije se 34-vjeçari, i cili u kap në flagrancë duke marrë 2 automjete në këmbim të borxhit, kishte me vete armë neuroparalizuese

34-vjeçari së bahsku me bashkëpunëtorin e tij R. M.(F.), 37 vjeç, kanë kanosur 28-vjeçarin që t’iu jepte shumën e parave që pretendonin se iu kishte borxh. Në këmbim, 28-vjeçari ka udhëzuar vëllanë e tij, për t’i dhënë në Lushnjë, 34-vjeçarit, 2 automjete.

Njoftimi i plotë:

Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Këmbimi”.

Kanosën një shtetas (rezident në Itali), për t’iu kthyer borxhin, arrestohet 34-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy me precedentë të mëparshëm penal.

34-vjeçari, i cili u kap në flagrancë duke marrë 2 automjete në këmbim të borxhit, kishte me vete armë neuroparalizuese. Sekuestrohen 2 automjetet dhe pistoleta neuroparalizuese.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, se ishte kanosur nga 2 shtetas, për dhënien e një shume parash, finalizuan operacionin e koduar “Këmbimi”, në kuadër të të cilit, u vu në pranga shtetasi F. S.(H.), 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M.(F.), 37 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kanosur 28-vjeçarin që t’iu jepte shumën e parave që pretendonin se iu kishte borxh. Në këmbim, 28-vjeçari ka udhëzuar vëllanë e tij, për t’i dhënë në Lushnjë, 34-vjeçarit, 2 automjete.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme