Nafta “Godet” peshkimin në Shëngjin/Rritja e kostove kufizon daljet në det, peshkatarët kërkojnë mbështetje

Sociale | 1 orë më parë

Rritja e çmimit të karburantit po ndikon në sektorin e peshkimit në vend. Në Shëngjin, kostoja e naftës është kthyer në një nga shqetësimet kryesore për peshkatarët.

Për çdo dalje në det  ata  duhet të llogarisin me kujdes shpenzimet, pasi nuk kanë garanci për sasinë e peshkut që do të kapin. Në këto kushte, disa prej tyre kanë zgjedhur të kufizojnë daljet në det.

“Dy herë nga 20 sa është 230 këtu në Shqipëri, tani në 90 në Kosovë. Kështu që harxhon njëherë për të dalë 20 euro, më së paku 20 litra. 20 litra bëjnë 40 euro. Ka njerëz që nuk mund t’ia dalin, nuk zënë peshë karburanti, duhet ta paguajnë edhe kështu që po”, u shpreh një peshkatar.

Sipas tyre, në këtë periudhë të vështirë një ndihmë për sektorin do të ishte e nevojshme për të shmangur reduktimin e mëtejshëm të daljeve në det dhe për të mbajtur gjallë aktivitetin e peshkimit . Në Shëngjin operojnë rreth 50 peshkarexha dhe 70 barka, ku rreth 400 familje janë të lidhura me këtë sektor. Aktualisht, me naftë pa akcizë mbështeten vetëm peshkarexhat, dhe jo barkat e vogla te peshkimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme