Naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, sekuestrohen 1800 litra në Qafë-Thanë

Maqedonia e Veriut | 2 vite më parë

Tre persona janë arrestuar të enjten nga policia e Korçës, të akuzuar për kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë, nga Maqedonia e Veriut.

Policia ka sekuestruar 1800 litra naftë dhe 3 kamionët që përdoreshin për transport.

Policia bën me dije se në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kondrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Sipas policisë, në hyrje të Pikës Kufitare në Qafë Thanë, gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmangur detyrime tatimore. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme