NBA/ Kampionët e New York e nisin me humbje, debutim me fitore për Lebron James

Basketboll | 59 minuta më parë

Ka nisur me humbje sezoni i ri i NBA-së për New York Knicks, kampionët në fuqi. Knicks janë mundur në ndeshjen e parë në Madison Square Garden nga Philadelphia 76ers. Rezultati final i kësaj sfide ishte 106-100.

Për Sixers kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë Tyrese Maxey, autor i 28 pikëve, Jaylen Brown me 19 dhe blerja e re Lebron James. Në debutimin e tij me skuadrën e re LeBron James arriti të shënonte 14 pikë.

Në radhët e New York Knicks pikëshënuesit më të mirë ishin Jalen Brunson (21 pikë) dhe Karl-Anthony Towns (19 pikë).

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme