Ndryshon përbërja e Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor, ja kush janë 9 anëtarët e rinj

Shëndet | 6 muaj më parë

Qeveria ka miratuar një ndryshim në strukturën e Komitetit për Planifikimin Kombëtar Spitalor, i cili shërben si një organ kyç këshillimor pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Komiteti për Planifikimin Kombëtar Spitalor është një strukturë thelbësore (e ngritur në bazë të ligjit nr. 55/2022 “Për shërbimin spitalor”), detyra e të cilit është të analizojë, këshillojë dhe të ndihmojë në hartimin e strategjive për shpërndarjen e burimeve njerëzore dhe logjistike në spitalet e gjithë vendit. Ata luajnë rol në përmirësimin e cilësisë së shërbimit, modernizimin e reparteve dhe rritjen e efikasitetit në sistemin publik shëndetësor.

Përbërja e re

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, i cili ndryshon VKM-në e vitit 2022, Komiteti i ri do të përbëhet nga 9 anëtarë, shumica dërrmuese e të cilëve janë mjekë specialistë dhe profesorë të njohur të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Lista e plotë e anëtarëve të rinj është si më poshtë:

Prof. Alban Dibra – Mjek Kardiolog

Prof. Roland Bani – Mjek Familjeje

Prof. Alketa Qosja – Mjeke Neonatologe

Prof. Altin Veshti – Mjek Kardiokirurg

Prof. Arben Rroji – Mjek Radiolog

Prof. Helidon Nina – Mjek Kirurg Onkolog

Dr. Leon Kaza – Mjek Gjinekolog

Dr. Skënder Brataj – Mjek Urgjence

Znj. Rudina Degjoni – Ekonomiste

Kjo trupë pritet të fillojë menjëherë nga puna për të hartuar dhe mbikëqyrur planifikimet strategjike spitalore për vitet në vijim, duke synuar një standardizim më të mirë të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme