Në ditën e Sulltan Nevruzit, Rama uron nga Teqeja e Helvetive

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, Rama ka ndarë pamje nga Teqeja e Helvetive, një prej objekteve më të bukura të kultit në rajon, e njohur për vlerat e saj historike dhe shpirtërore.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për Ditën e Sulltan Nevruzit nga Teqeja e Helvetive, në Berat ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme