Nën akuzë nga SPAK për trafik droge, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

Eralbi Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, është vetëdorëzuar në Spanjë, raporton gazetarja e RTSH 24, Lusi Përgjegji.
Ai akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal së bashku me të atin, Erzen Breçani, dhe 9 persona të tjerë.
Sipas SPAK, Erzen Breçani akuzohet për “Pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, ndërsa djali i tij, Eralbi, për “Trafikim narkotikësh” në kuadër të një “Grupi të strukturuar kriminal”, si dhe për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim me të atin.
Hetimet e SPAK zbulojnë se ky grup kriminal ka qenë i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, duke shfrytëzuar lidhjet e tyre në Amerikën Latine dhe Evropë për furnizim dhe transport.
Përveç kësaj, ata akuzohen se kanë pastruar paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal përmes investimeve të dukshme legjitime, me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë të të ardhurave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




