Anulohet seanca plenare e Kuvendit
Politikë | 1 orë më parë

Anulohet seanca e sotme plenare. Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillonte këtë të enjte (15 tetor) seancën e radhës plenare, ku në fokus do të ishte interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
Sipas rendit të ditës, seanca do të niste në orën 10:00, ku përveç interpelancës me ministrin Demo, deputetët do të zhvillonin edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Në seancë parashikohej gjithashtu një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
Përveç interpelancave, Kuvendi do të shqyrtonte disa projektligje që lidhen me sistemin financiar, të drejtat e autorit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Rendi i ditës së Kuvendit
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




