Nga vrasje me dashje te prodhimi i narkotikëve, operacioni “Catch” në Tiranë vë në pranga 5 persona

Pesë persona janë vënë në pranga, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, Policia e Tiranës zhvilluan kontrolle në terren, ku në pranga ra edhe një person që ishte shpallur në kërkim për “vrasje me dashje”.
Në pranga u vu F. B., 32 vjeç, i dyshuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Më 12 shkurt 2024, pas një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari kishte goditur me mjet prerës shtetasin M. I.
Po ashtu, efektivët e Policisë Krujë ndaluan G. Ll., 40 vjeç, i dënuar me 5 vite burgim për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit, specialistët e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan G. R., 20 vjeç, i cili gjendet nën masën e sigurisë “Arrest me burg” për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Ndërkohë u ekzekutua edhe urdhri për ndalimin e E. H., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.
Gjithashtu, specialistët e Komisariatit Nr. 4, ndaluan R. B., i dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim për dhunë në familje.
Të gjithë të ndaluarit iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




