Ngjarje e rëndë në Kamëz, vriten me armë zjarri dy vëllezër, arrestohet autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Kamëz, pranë repartit të Zall-Herrit, ku dy vëllezër raportohet se janë vrarë me armë zjarri.
Sipas të dhënave paraprake, autor i dyshuar i ngjarjes, personi me inicialet N.M., është arrestuar nga Policia. Ndërkohë sipas informacioneve të para, një person i tretë ka mbetur i plagosur, dyshohet vëlla me viktimat. Gazetarja Flutura Tota duke iu referuar burimeve nga policia, raportoi se i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rrethanat dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes palëve mbeten ende të paqarta. Ende nuk dihet se për çfarë janë konfliktuar autori i dyshuar dhe dy vëllezërit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



