Nis qarkullimi i gripit në vend, Prof. Kule: Kemi grip A dhe B shoqëruar me ndërlikime tek fëmijët

Shëndet | 11 muaj më parë

Në vend ka nisur të qarkullojë gripi. Në klinikën pediatrike të sëmundjeve infektive ne qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” mjekët thonë se aktualisht po shohin shtim të rasteve me virusin e gripit A që jo rrallë shoqërohet edhe me prekje të muskujve.

“Muajin e kaluar kishim më shumë raste me COVID por momentalisht kemi shtim rasteve me virusin e influencës së tipit A dhe B tek-tuk. Momentalisht në pavijon kemi një grip të tipit A të shoqëruar me një komplikacion që ne e shohim jo rrallë që është prekja e muskujve pse “mioziti postgripal”  që akuzohen viruset gripale që mund të japin prekje të muskujve . Në moment simptomat janë shumë dramatike sepse fëmija ka dhimbje këmbësh dhe nuk mund të eci por fatmirësisht ka një zgjidhje shumë të mirë në një kohë të shkurtër”, u shpreh, Gjeorgjina Kule – Shefe e Shërbimit të Pediatrisë , QSUT.

Shefja e pediatrisë infektive thotë se rastet janë hospitalizuar dhe të gjitha kanë pasur përfundim të mirë dhe pa komplikacione.

 “Pavarësisht se kemi ndonjë rast me meningjit ose “celuli paraorbital” që është infeksion përreth syrit, me trajtim janë rikuperuar shumë mirë”, tha ajo.

Simptomat e gripit tek të vegjlit zgjasin në varësi të komplikacioneve që ato shprehin.

“Një grip i pa komplikuar shkon 3-5 ditë . Nëse komplikohet me Otit ose me bronkopneumoni mund të shkojë deri në dy javë”, tha doktoresha.

Mjekët këshillojnë të bëhet kujdes me shenjat e para pasi asnjë simptomë nuk duhet neglizhuar.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme