Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti në Maqedoninë e Veriut, ndjehet edhe në disa qytete të Shqipërisë

Maqedonia e Veriut | 6 vite më parë

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur sërish Republikën e Maqedonisë së Veriut. Raportohet për lëkundje me magnitudë 4.9 të cilat janë ndjerë edhe në Tiranë, Dibër e Lezhë.Tërmeti është ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit, por dhe në Shqipëri dhe Kosovë. Nuk ka raportim për dëme materiale.

Lëkundje të fuqishme u regjistruan edhe në orët e para të mëngjesit, kur një tërmet me magnitudë 5.1 zgjoi Mavrovën, Korçën, Tiranën, Elbasanin, Shkodrën, Prizrenin dhe disa qytete të tjera të Malit të Zi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme