Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

Politikë | 2 muaj më parë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI në Muggiano të Italisë, në kuadër të partneritetit mes Shqipërisë dhe gjigantit italian të industrisë detare.

Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me proceset e projektimit, prodhimit dhe integrimit të platformave moderne detare, si dhe me standardet e avancuara të menaxhimit industrial, kontrollit të cilësisë dhe organizimit të një kantieri të integruar të ndërtimit të anijeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Nufi theksoi rëndësinë e kësaj vizite për zhvillimin e projektit të përbashkët në Shqipëri.

“Vizita shërbeu si një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat më të mira të FINCANTIERI, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve industriale në Shqipëri dhe zbatimit të projektit të përbashkët ‘Fincantieri Albania’ në Vlorë”, u shpreh ministri.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vizita në një prej qendrave më të rëndësishme të ndërtimit të anijeve ushtarake dhe sistemeve detare në Evropë synon të forcojë bashkëpunimin me FINCANTIERI dhe të mbështesë zhvillimin e industrisë detare shqiptare në kuadër të projektit “Fincantieri Albania” në Vlorë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme