Nuk respektonte standardet higjieno-sanitare, AKU Shkodër bllokon mbi 7 ton djathë të bardhë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope gjatë kontrollit të subjektit, që ushtronte aktivitet baxho. Trupa inspektuese ka vendosur gjithashtu ndalimin e menjëhershëm të aktivitetit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare.
Ndaj subjektit është vendosur 300,000 lekë gjobë për shkelje të kushteve të higjienës dhe 100,000 lekë gjobë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope. Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare. Ndaj subjektit janë marrë edhe masa administrative:
Gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h”.
Gjobë në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve”, thuhet në njoftimin e AKU.
AKU ka bërë të ditur se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





