Nxënësit dhe studentët protestojnë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë, bojkotohet mësimi (Live)

Aktualitet | 18 minuta më parë

Nxënës dhe studentë kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë dalë në protestë në Tiranë, Shkodër e Korçë.

Sipas raportimeve të gazetarëve të RTSH-së nga terreni, në kryeqytet nxënës dhe studentë janë parë duke marshuar në disa rrugë, me synimin për t’u mbledhur më pas në një pikë të përbashkët.

Pranë shkollës “Partizani”, raportohet se disa nxënës u kanë vënë flakën kontejnerëve të mbeturinave. Ndërkohë, edhe nxënës nga Kamza janë nisur për t’iu bashkuar protestës në Tiranë.

Në terren janë vendosur forcat e Policisë, të cilat kanë marrë masa për ruajtjen e rendit dhe parandalimin e dëmtimeve të objekteve. Mësimi është bojkotuar nga nxënësit në Durrës, të cilët janë ngitur në protestë para bashkisë.  Protestës i janë bashkuar edhe studentët në Shkodër, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit me pankarta në duar, duke kërkuar revolucion.

Po kështu në Korçë nxënësit kanë bojkotuar mësimin dhe pritet të bashkohen me studentët për të protestuar. Tubimi është paralajmëruar rreth orës 11:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme