Orkestra e RTSH hap stinën koncertore. Për herë të parë gjatë sezonit do të interpretohet vepra e plotë e Beethoven

  • e hënë, 8 shtator 2025
Orkestra e RTSH hap stinën koncertore. Për herë të parë gjatë sezonit do të interpretohet vepra e plotë e Beethoven

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar ka çelur Stinën Koncertore 2025–2026 me një mbrëmje të veçantë muzikore në sallën e Universitetit të Arteve.

Nën dirigjimin e maestros Facundo Agudín dhe me solisten e njohur, mexosopranon Vikena Kamenica, publiku ka udhëtuar mes krijimtarisë moderne dhe klasikëve të pavdekshëm.

Për herë të parë, gjatë këtij sezoni Orkestra Simfonike e RTSH do të interpretojë të plotë ciklin e simfonive të Beethoven-it, duke e shndërruar këtë vit koncertor në një udhëtim unik muzikor.

Mbrëmja e hapjes nisi me Simfoninë nr. 1, veprën që shënoi hyrjen e Beethoven-it në historinë e muzikës.

Një tjetër moment i veçantë ka qenë premiera botërore e veprës “Tre këngë të Kadaresë” nga kompozitori zviceran Andreas Pflüger, një mik i Orkestrës, i cili ka përzgjedhur vargje të Ismail Kadaresë për t’i shndërruar në një triptik muzikor modern, që ndërthur letërsinë dhe tingullin simfonik.

Ky koncert i parë është fillimi i një sezoni të pasur, plot emocione e surpriza që Orkestra Simfonike e RTSH-së pritet të sjellë për publikun shqiptar.