Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit “Nikolla Zoraqi” – Edicioni i 2-të

  • e premte, 19 shtator 2025
Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit “Nikolla Zoraqi” – Edicioni i 2-të

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar shpall me krenari Edicionin e 2-të të Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjimit “Nicola Zoraqi” – NRTA Conducting Competition, që do të zhvillohet në Tiranë, nga data 6 deri më 12 Tetor 2025.

📍 Vendi: Tirana, Shqipëri 🗓️ Data: 6–12 Tetor 2025 🌍 I hapur për të gjitha kombësitë 🚫 Pa kufizim moshe

Ky konkurs unik ofron mundësinë që dirigjentët të drejtojnë orkestrën që në raundin e parë, duke e bërë atë një platformë të rrallë për talentin, vizionin dhe pasionin muzikor.

📝 Regjistrimi është i hapur – parimi “first come, first served” vlen për të siguruar vendin tuaj në podium.

🎶 Ejani të ndani muzikën, të sfidoni veten dhe të ndërtoni ura përmes artit në zemër të Tiranës.