Koncert për Piano me Marin Gjollma – Camille Saint-Saëns, op.22

  • e premte, 19 shtator 2025
Koncert për Piano me Marin Gjollma – Camille Saint-Saëns, op.22

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar ka kënaqësinë të ftojë publikun në një mbrëmje të veçantë muzikore me pianistin e njohur Marin Gjollma, të enjten, më 25 shtator, ora 19:00, në Sallën e Universitetit të Arteve.

🎼 Në program: Koncerti për Piano Nr. 2 në Sol minor, op.22 🎹 Kompozitor: Camille Saint-Saëns 🎻 Dirigjent: Olsi Qinami

Një udhëtim emocionues në romantizmin francez, ku virtuoziteti i pianistit dhe energjia e orkestrës bashkohen për të sjellë një nga veprat më të fuqishme të repertorit klasik.

📍 Hyrja e lirë – Ju mirëpresim për të përjetuar nga afër magjinë e muzikës simfonike!