Panairi i Librit- Shqipëria lobon që Kosova të bëhet pjesë e Tradukit, interes për veprat e Kadaresë
Nga data 27 deri në 30 mars është zhvilluar Panairi i Librit në Lajpcig të Gjermanisë, si një nga ngjarjet kryesore globale që bashkon çdo vit mijëra lexues anekënd botës.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, edhe këtë vit, i është bashkuar Panairit Drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, ka hedhur idenë që Kosova të bëhet pjesë e Tradukit. Sipas saj në takimin e radhës së Tradukit, që do të mbahet në prill në Zagreb, Shqipëria do të lobojë pikërisht për këtë gjë.
Në Panairin e Librit në Lajpcig një tryezë diskutimi-homazh iu kushtua njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës sonë, Ismail Kadaresë.
Kadareja është një simbol i letërsisë shqiptare dhe një autor që ka bërë të mundur që Shqipëria të ketë një vend të merituar në letërsinë botërore.
Në tryezën me temë “Letërsia dhe Gjeopolitika” gjithashtu u vu në pah sesi mesazhet e tij mbeten aktuale dhe të rëndësishme për botën e sotme.
Vepra e Kadaresë, e përkthyer në shumë gjuhë dhe e studiuar në universitete të ndryshme të botës, ka ndriçuar aspekte të historisë, politikës dhe shpirtit njerëzor me një stil të pakrahasueshëm.
Stenda e Shqipërisë në panairin e Lajpcigut ka tërhequr lexues të shumtë .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




