Peleshi në Paris, takim me Presidentin e Senatit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Senatin e Francës në Paris, ku u prit me nderime të larta institucionale. Nga Lozha e Nderit e Senatit, Presidenti i këtij institucioni, Gérard Larcher, bashkë me senatorët francezë, i dhanë një përshëndetje të veçantë gjatë sesionit plenar.
Më pas, Peleshi zhvilloi një takim me Larcher, ku në fokus të bisedimeve ishte rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Teksa ka postuar disa foto nga takimi, Peleshi shkruan në rrjetet sociale se Franca mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit.
“Me Presidentin e Senatit të Francës, Gérard Larcher. Franca, mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë dhe partnere e rëndësishme e vendit tonë”, shkruan Peleshi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.











