Përfituan 2350 metra katror tokë në Mëzez përmes falsifikimit, arrestohen dy persona.  Pezullohen 3 punonjës të Kadastrës

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një rast i përvetësimit të një sipërfaqe toke përmes falsifikimit është zbuluar nga hetuesit e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ky dy persona janë arrestuar, ndërsa tre punonjës të Kadastrës janë pezulluar nga detyra.

Nga hetimet rezultoi se dy personat Denis Bakalli dhe Imer Çelaj kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 metra katror në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së.

Për rastin Gjykata e Tiranës ka vendosur:

-“Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për Denis Bakalli., 45 vjeç; 

-“Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin Imer Çelaj, 59 vjeç;

-“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. S., 49 vjeç, F. Z., 35 vjeç dhe Th. L., 41 vjeç, punonjës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Gjykata ka caktuar sekuestro preventive për këtë sipërfaqe toke.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme