Përmbytjet në Fier, në fshatin Ferras çahet argjinatura e kanalit të Martinës, uji vërshon nëpër rrugë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Situata në Fier vijon të jetë e vështirë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut, ndërsa bëhet me dije se në fshatin Ferras është çarë argjinatura e kanalit të Martinës.

Kjo ka bërë që uji të vërshojë nëpër fshat, duke rrezikuar banesat. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se evakuimi i banorëve ishte drejt përfundimit në këtë fshat, sikurse edhe në Fitore dhe Bishan.

Po ashtu, evakuimet kanë vazhduar edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme