Përmbytjet në vend, Ambasada e SHBA i bën thirrje për kujdes shtetasve amerikanë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Vendi vijon të jetë në gjendje të vështirë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë kujdes të shtuar në zonat e rrezikuara.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, ambasada shkruan se disa zona në vend janë tashmë nën urdhër evakuimi, teksa paralajmëron se përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve si pasojë e ujërave ose rrëshqitjeve të dheut.

Ambasada thekson se shtetasit amerikanë që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion dhe udhëzime praktike në faqen e saj zyrtare.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut. Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu: https://al.usembassy.gov/ëeather-alert-emergency-message…/”, thuhet në postim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme