Përplasen dy varka me turistë në Liqenin e Komanit, 5 të lënduar. Dërgohen me helikopter në spital

Aktualitet | 2 muaj më parë

Pesë persona kanë mbetur të dëmtuar pas përplasjes së dy mjeteve lundruese në Liqenin e Komanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, teksa dy varkat, të cilat kryenin itinerarin Koman–Lumi i Shalës, dyshohet se janë përplasur aksidentalisht.

Si pasojë e përplasjes, pesë shtetas kanë pësuar dëmtime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ata po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në dy mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Pas ngjarjes, të gjithë personat që ndodheshin në varka janë nxjerrë në kalatën e Komanit me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese, në një segment me kthesë dhe fushëpamje të kufizuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme