Plagoset me thikë një 32-vjeçar brenda Poliklinikës së Shkodrës, detajet e para

Një plagosje me thikë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në ambientet e Poliklinikës së qytetit të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç.
I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime policore bëjnë me dije se 32-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit, si dhe për të dokumentuar shkakun që çoi në plagosje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




