Pranvera “armike” e sëmundjeve kardiake, në urgjencën e Gjirokastrës çdo ditë deri në 15 raste
Sëmundjet kardiake zënë një të tretën e numrit të vizitave që pret urgjenca e Gjirokastrës në këtë periudhë. Mjeku Bledar Cela veçon ndër to hipertensionin, ku kryesisht janë moshat e treta ato që kërkojnë ndihmë.
“Në këto momente kanë dominuar të sëmurët hipertensivë, të cilët pas periudhës së dimrit dhe pas sforcimeve, kemi pasur shumë të sëmurë që na kanë ardhur afër moshave të treta, të cilët kanë pasur çrregullim me tensionin. Kanë pasur shqetësime të ndryshme dhe pas vizitës kemi konstatuar se kanë pasur tension të lartë.”
Cela rendit pasojat që sjell tensioni i lartë duke këshilluar kryesisht për këta pacientë mbajtjen në kontroll të vlerave të tij në parametra normalë. “Është shumë e rëndësishme të themi që personat e riskut, që janë afër moshës së tretë apo që janë në një moshë risku, duhet që herë pas here ta kontrollojnë tensionin, pa qenë alarmantë, por për të parë se ku janë.”
Përveç medikamenteve, ajo që këshillohet nga bluzat e bardha është edhe ndryshimi i stilit të jetesës, ku përfshihen ushqyerja e shëndetshme dhe marrja me aktivitet fizik.
Gazetare: Y. Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





