Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në ditën e Sulltan Novruzit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit, festë që simbolizon pranverën, ringjalljen dhe shpresën e re.
Në mesazhin e tij, Begaj theksoi rëndësinë e harmonisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve, duke nxitur bashkëjetesën dhe tolerancën që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.
“Gëzuar Sulltan Novruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit.
Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!”, shkruan Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




