Presidenti i ri në Kosovë, AAK thotë se nuk ka votë për asnjë nga dy kandidatët e LVV
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka votë as për Glauk Konjufcën dhe as për Fatmire Kollcakun, du emrat e Lëvizjes Vetëvendosje për president. Kështu u shpreh nënkryetari I kësaj force Ardian Gjini, I cili nënvizoi se partia e tij nuk do t’i përgjigjet asnjë ftese të kryeministrit dhe kreut të lëvizjes vetëvendosje për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
“Për këta emra që janë deri tash në tavolinë nuk kemi votë. Të tjerët duhet me i pa bashkë, por unë nuk besoj se sot po ekziston një vullnet nga partia më e madhe që në mënyrë të sinqertë dhe serioze me provu me përmbyll këtë proces pa zgjedhje nacionale. Unë nuk po e shoh, por të gjitha ato që po ndodhin është me përgatit terren për me i akuzu të tjerët për dështimin e zgjedhjes së presidentit. Edhe fjalori që po përdoret e ka një qëllim. Vetëm me përgatit terren për me hedh fajin diku tjetër. Nuk shoh sinqeritet dhe vullnet që me arrit konsensus me partitë tjera opozitare që me zgjidh këtë çështje”, tha ai.
Nënkryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës gjithashtu bëri me dije se në fund të muajit maj përfundon edhe zgjedhja e udhëheqësit të ri të partisë, pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen dhe ka vendosur të mos rikandidojë. Vetë Gjini është një nga kandidatët për kryetar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




