Presidenti iranian: Një luftë tjetër do të shkatërronte gjithë rajonin. SHBA të heqë dorë nga presionet

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se një luftë e re do të shkaktonte rajonin. Ai bëri këto deklarata gjatë takimit me shefin e ushtrisë pakistaneze, Field Marshal Asim Munir, në Teheran.
Sipas agjencisë Fars, Pezeshkian theksoi se si parakusht për çdo negociatë, Shtetet e Bashkuara duhet së pari të heqin të gjitha presionet, kërcënimet dhe sanksionet.
“Kombi ynë sot nuk i beson Amerikës dhe mendon se nëse negocojmë, ata do të na sulmojnë përsëri. Ata vazhdimisht reklamojnë në media se duan të sulmojnë vendin tonë për të frikësuar popullin tonë, ndërsa kombi ynë nuk ka frikë nga martirizimi”, u shpreh ai.
Pezeshkian shtoi se Irani nuk do të dorëzohet përballë përdorimit të forcës dhe paralajmëroi se “lufta do të shkaktojë shkatërrim dhe dëme në të gjithë rajonin.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




