Prindërit në betejë me kancerin e fëmijëve.Prof. Bali: Duam të mjekojmë këtu me dinjitet. Ndal emigrimit shëndetësor!
Ejona është një e mbijetuar nga kanceri në pankreas që e preku kur ishte ende fëmijë. E rritur jetime për shkak të humbjes së prindërve po nga kanceri ajo sot jetën ja dedikon mjekëve që e asistuan me përkushtim pa u tërhequr.
Ejona Rrapaj- Paciente e mbijetuar nga kanceri u shpreh, “Jam prekur nga kanceri në pancreas 17 vite më parë. Unë nga natyra nuk jam luftarake por po të mos ishte ër Dr.Donën, Dr.Mirelën që I shkelqejnë sytë sa herë më sheh dhe Dr.Cenin që më ka operuar për 7 orë me rradhë, nuk do isha sot këtu. Faleminderit Dr. Dona për jetën e dytë që me ke dhënë!”- u shpreh Ejona Rrapaj, paciente e mbijetuar nga kanceri.
Por jo të gjithë fëmijët ja dalin me kancerin. 14 vite më parë Albana humbi djalin e saj Visarin dhe sot ka vendosur të tregojë forcën e të udhëheq në një mision mbështetës nënat dhe fëmijët që ndodhen në këtë betejë të dhimbshme .
Albana Hidersha – Drejtuese e Fondacionit “Hope4kids Albania, u shpreh se, “14 vite më parë kam përjetuar vështirësine , dhimbjen dhe humbjen më të madhe, humbjen e djalit tim Visar. Humbja e një fëmije është një boshllëk që nuk mbyllet kurrë, është një heshtje që të ndjek gjithë jetën. Është një dhimbje që nuk zhduket por ti thejsht mësohesh me të . Dhimbja ose të thyen ose të bën më të fortë. Unë zgjodha ta kthej në forcë.Nga kjo bindje lindi “Hope4kids Albania”
Mjekë dhe mbështetës ndaj prindërve që kanë fëmijë të prekur nga kanceri janë më solidarë se kurrë ta ndjekinë rrugëtimin e ri që ata I ka mbledhur pranë fondacionit “Shpresë për fëmijët Shqipëri “
“Mos harroni se edhe ne vuajme me ju dhe për ju por sicc thotë edhe Dostojevski ‘shpirti shërohet duke qëndruar me fëmijër dhe ne kemi zgjedhur të rrimë këtu , të punojmë këtu. Kërkojmë që të mjekojmë në mënyrë dinjitoze, sipas standarteve , të kemi rezultate të përafërta me ato të Europës , rezultate që u japin fëmijëve shpresë reale këtu në shtëpinë tonë . Ndal emigrimit shëndetësor!”-Donjeta Bali –Drejtuese e Onkohematologjise pediatrike, QSUT.
“Sado të përpiqemi ne dhe mjekët e shërbimit të onkohematologjisë në QSUT,ka ende shumë nevojë për mbështeteje të vashdueshme dhe të qëndrueshme nga jashtë për këta fëmijë me qëllim lehtësimin e barrës në këtë betejë”-Gentiana Çekani – Punonjëse sociale , QSUT.
Ndërsa deputetja Klodiana Spahiu u shpreh se, “Sëmundja nuk pyet, nuk ka rradhë, por kur ka njerëz me dashuri dhe solidaritet të madh, dhimbja do të bëhet më e lehtë”
Qëllimi I të gjithëve është jenë bashkë e të sigurojnë që ccdo fëmijë me kancer të ketë akses në trajtim cilësor, mbështetje psiko-sociale dhe kushte dinjitoze nga diagnoza, në shërbim e deri në rehabilitim.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





