Pritet të nisë protesta e PD, Berisha mbërrin në selinë blu
Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e paralajmëruar, ndërsa kryetari i saj, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu.
Protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe me një skenar të ngjashëm me atë të 28 shkurtit pritet të zhvendoset në një marshim drejt disa prej institucioneve kryesore të vendit.
Për të garantuar rendin publik gjatë tubimit, policia ka angazhuar mbi 1400 forca në terren. Që prej orës 09:30 është bllokuar qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa nga ora 13:00 edhe në rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Ukraina e Lirë” dhe “Ismail Qemali”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




