Promovohet libri “Malësori fisnik njëshekullor”, kushtuar Preng Pashk Osmanit

Kulturë | 1 vit më parë

Është promovuar libri “Malësori Fisnik Njëshekullor”, i autorit Gjergj Kola, dedikuar malësorit dinjitoz nga fshati Mëzi i Pukës, Preng Pashk Osmani. Një atdhetar i paepur, autoritet moral i pukjanëve, burrnor, fisnik, mikpritës, pajtimtar, besnik i fjalës së dhënë, zakoneve dhe traditave më të mira të kësaj krahine, me të cilin mburret jo vetëm familja “Osmani” por e gjithë malësia e Pukës. Folës në këtë promovim duke vlerësuar librin e autorit Gjergj Kola evidentuan cilësitë e Preng Pashk Osmanit gjatë gjithë rrugëtimit te tij shekullor.

“Ai vjen krenar për vlerat që trashëgoi, për ruajtjen dhe pasurimin e tyre dhe i përcolli ato brez pas brezi”, u shpreh studiuesi Pashk Alija.

“Mund të them pa asnjë lëkundje se Preng Pashku hyn në elitën e burrave më të spikatur që ka ky rreth”, u shpreh studiuesi Ibrahim Hamza.

Autori Gjergj Kola, daljen në dritë të këtij libri ja dedikon bashkëpunimit me familjen “Osmani” dhe stafin e tij të punës.

“Librin e kam shkruar unë por e kam bërë bashkë me një staf të madh. Një grup që më ka ndihmuar për të dal në dritë ky libër”, u shpreh Gjergj Kola, autori i librit.

Lush Osmani djali i Prenges falënderoj autorin e librit dhe gjithë folësit për vlerësimin që i bëjnë babit të tij.

“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen, shok e miq”, u shpreh Lush Osmani, djali i Preng Pashk Osmanit

Shekullori Prenga Pashk Osmani mbetet simbol i atdhetarisë, besës, burrit të urtë, tolerant e mikpritës, punëdashës, besimtar, shembull e model për tu ndjekur nga brezat.

Gazetar: Rrrok Lelçaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme