Protesta e PD-së, lëndohen nga molotovët dy efektivë të “Shqiponjave”, dërgohen me urgjencë në spital

Përshkallëzimi i tensioneve në protestën e Partisë Demokratike ka shënuar edhe të lënduarit e parë në radhët e Policisë së Shtetit. Dy efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë mbetur të lënduar si pasojë e sulmeve me bomba molotov, të hedhura nga protestuesit në drejtim të kordonit policor.
Lajmi është konfirmuar nga gazetarët e RTSH 24, të cilët po raportojnë drejtpërdrejt nga terreni mbi zhvillimet e tubimit të opozitës.
Mësohet se menjëherë pas incidentit, të dy efektivët e dëmtuar janë tërhequr nga vija e parë e kordonit. Aktualisht, ata po transportohen me urgjencë drejt Spitali të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



