Protesta e studentëve shqiptarë, ministri i Drejtësisë Filkov: Roli i gjuhës maqedonase nuk do të cenohet, këto tema përdoren për pikë politike

Një ditë pasi mijëra studentë protestuan para objektit të Ministrisë së Drejtësisë me kërkesën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Igor Filkov,i cili deklaroi se protesta ishte e dhunshme, ndërsa shton se gjuha maqedonase nuk është pengesë, por obligim.
“E drejta e protestës është demokratike, por askush nuk ka të drejtë nëpërmjet protestave të dhunshme të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të argumentuar institucional, por nuk do të lejojë devalvim të sistemit juridik, as varrosje të rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional. Gjuha maqedonase nuk është pengesë, ajo është obliguese, vlerë kushtetuese dhe garanci për funksionimin e shtetit”. – Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë.
Ai shtoi se gjuha maqedonase është gjuha zyrtare në gjithë territorin e vendit dhe themel i sistemit institucional dhe ligjor, duke e bërë të papranueshme politizimin e kësaj çështjeje.
“Reagoj ashpër ndaj përpjekjes për ta shndërruar provimin e jurisprudencës në një fushë për presion politik dhe konfrontim etnik. Provimi i jurisprudencës nuk është çështje politike, por çështje ekspertize, profesionalizmi dhe respekti për rendin juridik të shtetit. Përpjekjet për ta paraqitur detyrimin ligjor për të njohur gjuhën maqedonase si diskriminim janë manipulim i rrezikshëm i publikut dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues. Gjuha maqedonase është gjuha zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe themeli i sistemit institucional dhe ligjor. Është e papranueshme që temat e ndjeshme që ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin juridik të përdoren për të fituar pikë politike ose për të krijuar tensione ndëretnike”, thuhet në reagim.
Ministri u shpreh se Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog institucional, por nuk do të lejojë, siç tha ai, cenimin e sistemit gjyqësor apo të rolit të gjuhës maqedonase në shtet.
“Provimi i jurisprudencës zhvillohet në përputhje me ligjet në fuqi dhe standardet profesionale, dhe jo sipas agjendave të përditshme politike ose presioneve nga rruga. E drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, por askush nuk ka të drejtë të kërkojë prishjen e kritereve dhe standardeve në gjyqësor përmes protestave të dhunshme. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të arsyeshëm institucional, por nuk do të lejojë zhvlerësimin e sistemit gjyqësor, as minimin e rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional. Gjuha maqedonase nuk është pengesë — është një detyrim, një vlerë kushtetuese dhe një garanci për funksionimin e shtetit”, thuhet në reagimin e Filkovit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




