Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni, Edi Rama vendosi mburojë për të na vjedhur

Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën kombëtare të datës 20 shkurt, ora 18:00.
PD e cilëson protestën kombëtare të 20 shkurtit si ditën e guximit të çdo qytetari, ndërsa vetë kryedemokrati Sali Berisha nuk ka përjashtuar instalimin e protestuesve para selisë së Kryeministrisë.
“Edi Rama vendosi mburojë për të na vjedhur”, thuhet në video e shpërndarë në rrjetin social nga PD-ja, teksa u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë së bashku me opozitarët.
Protesta e 20 shkurtit, vjen pas protestës që opozita zhvilloi më 10 shkurt dhe e cila u shoqëruar me përplasje, hedhje molotovësh e shishe benzine drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Në këtë protestë, mbetën të plagosur 16 efektivë policie.
Një ditë pas kësaj proteste, kryedemorkati Berisha e cilësoi atë si kryengritje paqësore, që sipas tij “i zbardhi faqen Shqipërisë” dhe “shënoi një kapitull të ri për vendin”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




