Protestë në Durrës dhe Korçë, studentë dhe nxënës dalin në rrugë, qëllojnë me gurë e djegin kazanët e mbeturinave
Një grup gjimnazistësh janë mbledhur para bashkisë Durrës në ditën e tyre të tretë të protestës.
Veç thirrjeve ata kanë qëlluar me gurë drejt bashkisë, kanë djegur kosha mbetjesh dhe kanë dëmtuar kangjella.
Gjatë marshimit të tyre, për të shkuar tek Komisariati i Policisë kanë shënjestuar Postën Shqiptare, godinës së të cilës i kanë thyer xhamat.
Pas këtij momenti ka ndërhyrë policia me shoqërime dhe arrestime dhe protestuesit janë shpërndarë.
Për të tretën ditë me radhë Korça i është bashkuar zërit të protestave në vend. Kryesisht nxënës të shkollave të mesme kanë dalë në rrugë për të ngritur zërin kundër gjithë situatës në vend, me theks të veçantë tek mungesa e mundësive për të ndërtuar të ardhmen në vend dhe tek mungesa e drejtësisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




