PS pritet të mbledhë Asamblenë, më 2 shtator Rama takim periodik me deputetët

Shtatori pritet të prodhojë zhvillime politike në kampin qeverisës. Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku priten edhe lëvizjet e mundshme në kabinetin qeveritar dhe jo vetëm. Ndërkaq këtë të mërkurë, do të mbahet takimi periodik mes qeverisë dhe grupit parlamentar.
Burime nga qeveria bëjnë të ditur se në fokus të takimit të së mërkurës (2 shtator) është platforma e re e komunikimit mes qeverisë dhe qytetarëve; ku “BESA“, “Prania Besnike“ dhe ‘‘Pasqyrë Albania‘‘ janë shtyllat e këtij mandati të 4-të.
Ndonëse data e Asamblesë ende nuk konfirmohet zyrtarisht, më e mundshmja është 12 shtatori. Kreu i PS-së dhe Kryeministri Rama ka zyrtarizuar në Asamble ndryshimet në qeveri. Tashmë duket se ndryshimet janë të pashmangshme, pasi një tjetër vizion pritet të shoqerojë këtë mandat.
Gazetare: Denada Shkodrani
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




